STUDIMI/ Obeziteti mund të shkaktojë probleme serioze në tru

STUDIMI/ Obeziteti mund të shkaktojë probleme serioze në tru
Lidhja mes obezitetit dhe trurit është një temë interesante që shkencëtarët kanë filluar ta eksplorojnë kohët e fundit. Ata zbuluan se mund të shkaktohen probleme mendore për shkak të dietës së varfër ushqimore.

Studiuesit botuan një studim të kryer nga “Leiden University Medical Center që gjeti një lidhje midis obezitetit rreth zonës së stomakut dhe madhësisë më të vogël të trurit, në mënyrë specifike, vëllimin e lëndës gri.

Ata zbuluan se niveli i lartë i dhjamit në trup lidhet me diferencë në formës dhe strukturës së trurit, përfshirë edhe rënie të volumit të lëndës gri. Në fillim të këtij viti u bënë kërkime të tjera që lidheshin me obezitetin dhe shfaqjen e problemeve mendore, të cilat dolën edhe në studimin e fundit.

loading...
loading...