STUDIMI/ Mbipesha është më vdekjeprurëse se sa pirja e duhanit

STUDIMI/ Mbipesha është më vdekjeprurëse se sa pirja e duhanit
Sipas studimeve, obeziteti tani është bërë shkaktari kryesor i vdekjeve të cilat mund të parandalohen.

Studiuesit kanë konstatuar se mbipesha shkakton 47 për qind më shumë vite të humbura të jetës sesa duhani.

Sipas disa përfundimeve të publikuara në “JAMA Internal Medicine”, tani ka më shumë se kurrë persona mbipeshë në Amerikë, ku shumica e meshkujve dhe femrave të SHBA-së konsiderohen si mbipeshë apo obezë.

Shkencëtarët e theksojnë  se tre nga pesë shkaktarët kryesorë të vdekjeve, diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe niveli i lartë i kolesterolit  mund të trajtohen, prandaj është e rëndësishme ta keni parasysh këtë dhe të trajtoheni nëse keni ndonjërën nga këto simptoma.

loading...
loading...