STUDIMI/ Femrat e gjata janë më të rrezikuara nga kanceri

STUDIMI/ Femrat e gjata janë më të rrezikuara nga kanceri
Një studim i fundit shpjegon një lidhje mes gjatësisë së femrave dhe rrezikshmërisë ndaj kancerit. Në  një studim të Shoqatës Evropiane të Endokrinologjisë (që fokusohet tek qelizat hormonale) është  zbuluar një lidhje mes gjatësisë së femrave dhe rrezikshmërisë për t’u prekur nga kanceri.

Siç raportohet nga Biblioteka Kombëtare Mjekësore e Shteteve të Bashkuara dhe Wall Street Journal, për çdo 10 centimetra gjatësi trupore tek femra, rrezikshmëria ndaj kancerit rritet me 18%, ndërsa tek meshkujt 11%.

Specifikisht për kancerin e gjirit, femrat e gjata janë rreth 20% më të rrezikuara ndaj tij. Por të dyja gjinitë, si meshkujt, edhe femrat rrezikohen 30% më shumë për çdo 4 centimetra.

Studiuesja kryesore e këtij kërkimi, Emelie Benyi ka dhënë këtë shpjegim, ku sipas saj njerëzit më të gjatë kanë më tepër qeliza të cilat mund të kthehen në qeliza tumorale dhe gjithashtu kanë nivele më të larta të hormoneve të rritjes gjatë adoleshencës të cilat mund të nxisin kancerin.

Një tjetër shkak mund të jetë se njerëzit e gjatë konsumojnë më tepër kalori, dhe sipas studimeve të mëparshme këto kalori mund të ushqejnë qelizat kancerogjene.

Megjithatë ajo shton se njerëzit e gjatë nuk duhet t’i kapë paniku, sepse ka të tjerë faktorë më të rëndësishëm që ndikojnë në përhapjen e kancerit.

loading...
loading...