Si të kemi qerpikë të gjatë e me volum

Si të kemi qerpikë të gjatë e me volum
Qerpikët e gjatë dhe voluminozë janë ëndrra e gjithsecilit, për këtë është e rëndësishme që ju të kujdeseni për të pasur qerpikë sa më të bukur.

Ekzistojnë mënyra të ndryshme, të cilat ju ndihmojnë për qerpikë të shëndetshëm.

Aplikoni vaj ricini çdo mbrëmje

Vajin e ricinit mund ta aplikoni çdo mbrëmje pasi ai nuk ka asnjë efekt anësor. Ai duhet të aplikohet në momentin që ju e pastroni fytyrën nga grimi, ku me ndihmën e një pambuku ju mund t’i njomni qerpikët.

Largimi i grimit

Një arsye se pse ju i dëmtoni qerpikët është largimi i shpejtë i grimit nga fytyra juaj duke bërë që të dëmtoni qerpikët.

Përdorni kthyesen e qerpikëve

Kthyesja e qerpikëve është ai element që ju ndihmon për të pasur qerpikë të gjatë dhe të kthyer.

Rimeli

Rimeli është një aleat i rëndësishëm për të gjithë femrat që dëshirojnë qerpikë të gjatë, pasi e keni kaluar njëherë rimelin në qerpikë tuaj lëri për pak kohë më pas bëni një kalim të dytë kjo do t’ju ndihmojë për të pasur qerpikë më të gjatë.