Shqiptari kapet me drogë, e kishte fshehur brenda letrës higjienike

Shqiptari kapet me drogë, e kishte fshehur brenda letrës higjienike
Një shqiptar 54 vjeçar u arrestua nga policia italiane, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi droge dhe 2 mijë euro që mendohet se i kishte përfituar nga shitja e saj.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari punonte si murator dhe u ndalua fillimisht për kontroll nga policia brenda “Qendrës Gros”.

Policët u habitën kur shqiptarit i gjetën një letër higjienike fryrë në brendësi të së cilës kishte një paketë me 6 gram kokainë.

Sasia tjetër e drogës u gjet në xhepat e xhaketës që vishej nga 54-vjeçari, por të ruajtura brenda makinës.

Pas kontrollit u gjetën dhe konfiskuan edhe 2000 euro para fizike dhe një celular, që përdorej për të kontaktuar me klientët. /l.k./

Marrë nga www.tgcom24.mediaset.it

loading...
loading...