Shqiptarët presin me padurim "ëndrrën amerikane", bllokohet faqja e llotarisë

Shqiptarët presin me padurim "ëndrrën amerikane", bllokohet faqja e llotarisë
Trafiku në faqen ku dalin fituesit e llotarisë amerikane ka qenë mjaft i lartë që prej orës 18:00 të së martës.

Shqiptarët presin me padurim përgjigjet ndërkohë që serveri është bllokuar.

Gjatë viti 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi listat ku theksohej se shqiptarët thyen një rekord të ri duke plotësuar 189 mijë aplikime për 367 mijë aspirantë për emigrim, me një rritje të konsiderueshme me vitet e shkuara.

Më pak se 4500 shqiptarë u shpallën fitues të lotarisë gjatë vitit 2018, me një rritje të konsiderueshme nga 2400 të zgjedhur në vitin 2017. Numri i vogël i përfituesve nuk i ndaloi shqiptarët të ëndërrojnë.

Departamenti i Shtetit i publikon statistikat e aplikimeve një herë në tre vjet. Shqipëria rezulton një nga vendet me më shumë aspirantë për emigrim në SHBA nëse merren parasysh edhe përmasat e popullsisë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/