Shqipëria U-18 tjetër fitore, kalon në gjysmëfinale

Shqipëria U-18 tjetër fitore, kalon në gjysmëfinale
Kombëtarja shqiptare e 18-vjeçarëve ka kaluar në gjysëmfinalen e turneut “Kvarnerska Rivijera 2019”.

Pasditen e sotme, kuqezinjtë kanë fituar në çerekfinale me rezultatin 2-1 ndaj Zeljeznicar të Bosnjes. Golat për kombëtaren U-18 i shënoi Doda 12-të dhe Gerxhaliu në minutën e 70-të.

Në datën 1 qershor do të luhet ndeshja gjysëmfinale ndaj Rijekës në orën 18:30.

Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka (c), Ismaili, Doda, Kuci, Zahi, Gjini, Stafa, Kuqi (’80 Pruti), Gjumsi (’41 Cormusa), Mema (’75 Musai), Fetahu (’65 Gerxhaliu). /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...