Shqipëria si vendet e pasigurta, ndër 10 shtetet që kanë më shumë aplikime për azil në vendet e BE-së

Shqipëria si vendet e pasigurta, ndër 10 shtetet që kanë më shumë aplikime për azil në vendet e BE-së
Statistikat e muajit mars e rendisin Shqipërinë në 10 vendet më problematike, si të ishte vend i pasigurtë, për numrin e aplikimeve por dhe të atyre që kërkojnë për herë të dytë azil në vendet e bashkimit evropian. Të dhënat zyrtare, raportuar nga Ora news, tregojnë se kjo është situata më e rëndë prej marsit të vitit 2018.

Të dhënat e fundit të Zyrës Mbështetëse Europiane për Azilin, tregojnë se gjatë muajit mars 2019 janë paraqitur 2158 kërkesa për azil, prej të cilave 1936 kanë qenë për herë të parë dhe 222 kanë riaplikuar.

Statistikat tregojnë se pavarësisht shanseve të paktë për të përfituar, shqiptarët nuk tërhiqen dhe renditen në listën e dhjetë vendeve, shtetasit e të cilëve kanë dhe numrin më të madh të aplikimeve, përkrah Irakut, Kolumbisë apo Gjeorgjisë.

Kërkesat janë në rritje krahasuar me marsin e vitit 2018, e po ashtu i lartë është numri i kërkesave që presin shqyrtim nga autoritetet e vendeve anëtare të BE-së, plot 11810 të tilla.

Shqipëria ka marrë disa masa të ulur numrin e azilkërkuesve dhe ka vendosur bashkëpunimin me autoritetet policore të disa vendeve anëtare.

Foto Google

loading...
loading...