Shpërthen Barcelona, Mesi realizon eurogol nga goditja e dënimit

Shpërthen Barcelona, Mesi realizon eurogol nga goditja e dënimit
Leo Mesi shënoi një gol fantastik nga goditja e dënimit duke mposhtur portierin Alison me dërgimin e topit në trekëndësh, fiks në minutën e 83-të që solli edhe kapitullimin  e Liverpulit në “Camp Nou”, i cili gjendej në dizavantazhin e tre golave.

Minuta e 75-të dhe Barcelona ka gjetur golin e dytë të takimit. Ka qenë një këmbëngulje e gjatë e të zotëve të shtëpisë, me gjuajtjen e Suarezit që u ndal nga shtylla, por argjentinasi i vëmendshëm ndjek aksionin dhe me portën e boshatisur detyron Liverpulin të kapitullojë!

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 1 me 0 për Barcelonën dhe u vendos nga goli i Luiz Suarezit. Ishte një pasim fantastik i Albës, që u shfrytëzua nga uruguajani. /l.k./

Foto Google