Shpërndante kokainë dhe heroinë me biçikletë, kapet 36-vjeçari në Tiranë

Shpërndante kokainë dhe heroinë me biçikletë, kapet 36-vjeçari në Tiranë
Një 36 vjeçar nga Tirana është arrestuar pas një operacioni për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shprëndarjes në doza të vogla të drogave të forta heroinë e kokainë.

Në pranga ra F.M, 36 vjeç, lindur në Tiranë, i cili rezultonte i dënuar më parë.

I arrestuari lëvizte me biçikletë,  ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi: 34 doza të dyshuara lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, 3 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendëve narkotike".

/f.ç/Albanian Free Press Online/