Shkroi pallullën ‘Borschardt, shame on you’, policia shoqëron studenten

Shkroi pallullën ‘Borschardt, shame on you’, policia shoqëron studenten
Policia shoqëron në mes të natës një studente pasi dyshohet se është shkruesja e parullës tek banesa ku jeton ambasadori i OSBE, Bernd Borschardt.

Denoncimin e bën nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin social ku shkruan:  “Policia e Rajonit Nr.1 thërret tani në mes të natës studenten Ana Hazizaj për ti bërë presion. Arsyeja është se i ka thënë Borchardit "Turp ti vijë". Ky është TURP i vërtetë.

Policia qe nuk guxon te ndale horrat, kriminelet dhe te korruptuarit thërret ne mes te natës një vajze te re studente. Ana Hazizaj ka te drejtën e fjalës ka te drejte te mendoje ndryshe ka te drejte te protestoje. TURP me te madh Shqipëria nuk ka pare. Turp për çdo ndërkombëtar qe hesht ndërsa studentja Ana Hazizaj thirret ne mes te natës. Turp ti vije te gjithë atyre qe heshtin. Shame on you te gjithë atyre qe përkrahin terrorin ndaj një vajze te qe thotë mendimin e lire te saj”. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...