Shkrirja e Akademisë së Shkencave, Vasili në sulm ndaj ministres Shahini

Shkrirja e Akademisë së Shkencave, Vasili në sulm ndaj ministres Shahini
Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini për të shkrirë Akademinë e Shkencave në Shqipëri, me atë të Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Në një postim në rrjetin social Vasili shkruan: “Shkollëpakta e Ministrise se Arsimimit tamam si druvari qe thërret:dru me pre.

Do me pre dhe me e djeg fare Akademine e Shkencave dhe pastaj ta beje hi e ta shperndaje neper akademitë e tjera neper Ballkan.

Zot na ruaj nga gjëma e shkollepaktes,qe e urren shkencen egersisht se eshte pasqyra e padijes se vet proverbiale,qe s’gjeti vend gjëkundi ne Kosove.

Shkollepaktes i jane vene ne krah dhe analfabetet e parlamentit,qe po pergadisin turren e druve per te djegur shkencen me firmat e tyre ne ligjin qe e gllaberon shkencen.

I sigurte eshte vetem ngazellimi i shkollepaktit, qe ka siper vetes… ne krye te qeverise, i cili kur sheh pjellat e veta qe presin,shqyejne dhe gllaberojne shkencen eksitohet.

Lexojeni cfare shkruan kjo profane”.

loading...
loading...