Shehi: Protesta, arma e fundit e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Shehi: Protesta, arma e fundit e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora u shpreh se arma e fundit e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme është protesta.

“Ne do ti eksplorojmë të gjitha mundësitë, por arma e fundit dhe decizive do të jetë protesta. Ne nuk hyjmë në zgjedhje me këto kushte, sepse asnjë nga kërkesat tona nuk është realizuar dhe do të marrim këtë rrugën e gjatë që kaloi....

Ne i themi shqiptarëve që edhe nëse ju pëlqen Rama mund ta durojmë. Shqipëria ka duruar edhe Enver Hoxhën 45 vjet. Ne nuk duam që shqiptarët të përsërisin të njëjtën situatë. Se kush na qeveris ne është kaq evidente. Çdo ditë që rri më shumë ai merr më shumë nga shteti, nga xhepat e shqiptarëve. Nëse e lëmë të vazhdojë, ajo që do jetojmë dy vjet më vonë nuk do të ketë më shanse për liri”, deklaroi mes të tjerave Shehi. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...