SHBA, baristet shërbejnë me (dhe pa) bikini në lokal (FOTOT)

SHBA, baristet shërbejnë me (dhe pa) bikini në lokal (FOTOT)
Thuajse të zhveshura dhe me forma trupore “të majisura”. Janë këto uniformat që mbajnë veshur baristet e “Bikini Bean Espresso”, një kafeteri në Uashington që ka pasur shumë sukses në rrjetet sociale dhe jo vetëm për kodin e veshjes pikante që mbajnë punonjëset.

Pas disa polemikave, një këshilltar i Uashingtonit, ka akuzuar pronarin e lokalit për shfrytëzim të trupit femëror.

Pasi kishte marrë disa sinjalizime, këshilltari komunal Mike Fagan, ka kërkuar t’i vendosë kufi “vulgaritetit” të bikinit.

Por çdo përpjekje ka rezultuar e kotë: pronari i lokalit, biznesmeni Carlie Jo, ka mbrojtur baristet e tij, duke theksuar që vendimi për t’i nxjerrë ashtu në punë, nuk është një hap prapa sa i takon lirisë dhe të drejtave të grave, por përkundrazi, një mënyrë që vajzat të tregojnë fuqinë e tyre femërore.

loading...
loading...