Shahini në Bujanovc: Tirana nuk do i braktisë fëmijët shqiptarë

Shahini në Bujanovc: Tirana nuk do i braktisë fëmijët shqiptarë
Gjatë vizitës së saj në Bujanovc, Ministrja Shqiptare e Arsimit Besa Shahini, u premtoi banorëve se Tirana nuk do i braktisë fëmijët shqiptarë. Ajo tha se shqiptarët në Bujanoc duhen trajtuar njësoj si serbët në Shqipëri. Më pas në shkollën e fshatit Bilaq të Bujanovcit, Shahini ka takuar nxënësit dhe ka parë kushtet me të cilat ata përballen. Në “Desanka Maksimovic” nxënësit janë shqiptarë dhe serb. Probleme nuk kanë por dallojnë në kushte. Tirana nuk do ti lërë vetëm, u ka premtuar ministrja bashkë me homologun që kërkon reciprocitet. “

Ne do të mundohemi që me përkthyes ta mundësojmë këtë proces. Në çdo fushë tjetër gjërat ndryshojnë dhe përzihet edhe politika, por në arsim jo. Ne duam të krijojmë kushte këtu ashtu siç duam edhe për serbët që jetojnë në Shqipëri pasi me sa di unë është në proces deklarimi i pakicave atje”, tha ajo.

Ministrat thanë se do të kenë ekspert për të filluar punën sa më shpejt për librat për nxënësit shqiptarë. Librat për ta nuk kanë qenë mundësi pasi përkundër premtimeve kushtet nuk janë plotësuar tërësisht asnjëherë.