Sekuestrohen 160 kg heroinë, ishte fshehur atje ku “s’ta pret mendja”

Sekuestrohen 160 kg heroinë, ishte fshehur atje ku “s’ta pret mendja”
Policia turke ka kapur rreth 163 kilogramë heroinë në provincën lindore Van, të mërkurën bëri të ditur se shërbimi lokal i sigurisë.

Heroina u zbulua në kanaçe të vajit mineral nga njësia policore për luftë kundër narkotikëve, teksa kontrollonin një depo në rrethin Tusba, theksohet në njoftimin policor dhe raportohet nga mediat vendase.

Po sipas tyre, heroina ka qenë e paketuar në 602 kanaçe dhe gati për transport në vendet perëndimore. Dy persona u arrestuan për trafik droge.

Marrë nga www.aa.com.tr

loading...
loading...