Sara fillon plazhin

Sara fillon plazhin
Blogerja e njohur e grimit dhe stilit, Sara Karaj, duket se nuk ka pritur shumë që të hyjë vera e nxehtë dhe ka nxituar drejt plazhit. Vajza që kujdeset aq shumë për look-un e të tjerëve, duket se ka zgjedhur bregdetin shqiptar dhe detin e mrekullueshëm të jugut për të marrë pak ngjyrë, duke qenë se është aq bardhoshe dhe bionde. Me një kostum banjoje të thjeshtë në dy pjesë, Sara ka shfaqur edhe formën e saj të mirë trupore pas një regjimi të rreptë ushqimor që ajo ka deklaruar që ka ndjekur.