Rrjetet sociale dhe qeveria Rama, kush janë më popullorët dhe më të ndjekurit nga ministrat

Rrjetet sociale dhe qeveria Rama, kush janë më popullorët dhe më të ndjekurit nga ministrat
Platformat online janë kthyer në një tregues të rëndësishëm për pëlqyeshmërinë e personazheve publikë, jo vetëm të artit, por edhe të politikës.

Nëse i referohemi një deklarate të ish-zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Muka të bërë kohë më parë, ndjekja e ministrave në rrjetet sociale ishte temë bisede edhe në mbledhjet e qeverisë.

IN TV sjell sot shifrat e pëlyeshmërisë për kreun e qeverisë dhe ministrave në rrjetin social Facebook. Rama është kampion. Ai numëron 1.166.460 persona që i kanë bërë like dhe e ndjekin në rrjetin social.

Sa i përket ministrave, edhe pse Pandeli Majko është ndër socialistët e parë, ai tejkalohet nga Elisa Spiropali, ministre e Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin. Spiropali rezulton të jetë ministrja më popullore, duke numëruar 77.335 ndjekës në Facebook, ndërsa ministri për Diasporën ndiqet nga mbi 57 mijë ndjekës. Nga emrat e rinj që u përfshinë në kabinet është vetëm ministrja e Arsimit, Besa Shahini që renditet mes ministrave më të ndjekur. Madje, ajo ndiqet më shumë edhe se Eduard Shalsi dhe Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë.

Ministrat më të ndjekur në Facebook

-Elisa Spiropali, 77.335 ndjekës

-Pandeli Majko, 57.501 ndjekës

-Olta Xhaçka, 54.865 ndjekës

-Ogerta Manastriliu, 35.697 ndjekës

-Blendi Klosi, 30.137 ndjekës

-Besa Shahini, 24.652 ndjekës

-Eduart Shalsi, 24.508 ndjekës

-Bledi Çuçi, 20.201 ndjekës

Ministrat e tjerë, si Gent Cakaj, Sandër Lleshaj e Belinda Balluku janë mes ministrave më pak të ndjekur në rrjetin social.

Ministrat më pak të ndjekur në Facebook

-Gent Cakaj, 14.345 ndjekës

-Sandër Lleshaj, 13.412 ndjekës

-Etilda Gjonaj, 10.525 ndjekës

-Elva Margariti, 6.819 ndjekës

-Anila Denaj, 4.404 ndjekës

-Belinda Balluku, 3.468 ndjekës

Ajo që bie në sy nga vëzhgimi i profileve është se ata ndjekin njëri-tjetrin dhe bëjnë pëlqime tek postimet e tyre. Edhe këtu kryeson Edi Rama, i cili ndjekësen më besnike e ka ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun. Ndërsa pëlqimet nga degët e PS dhe drejtoritë janë të zakonshme tek faqja e shefit të qeverisë.