Rreshjet përmirësojë situatën hidrike në kaskadën e Drinit, OSHEE kursen miliona euro

Rreshjet përmirësojë situatën hidrike në kaskadën e Drinit, OSHEE kursen miliona euro
Si pasojë e rreshjeve të dendura gjatë javës që lamë pas OSHEE ka ndërprerë përkohësisht importet energjisë nga 10 maji dhe të paktën për 7 ditët në vazhdim për shkak të përmirësimit të situatës hidrike në kaskadën e Drinit.

Ditët e fundit sektori energjetik kishte hyrë sërish në një situatë paradoksi, ku nga njëra anë OSHEE shpenzonte shifra marramendëse për të blerë energji nga jashtë me çmim të lartë, ndërsa nga ana tjetër KESH shiste energji tek tregtarët privatë me çmim më të ulët. Diferenca është 20 euro për megaëat, por nëse kjo energji kalon te OSHEE çmimi është edhe më i ulët.

Madje, tre ditë më parë, Kesh njoftoi një tjetër ankand më të madh për të shitur rreth 39 mijë megavat  energji, pasi OSHEE kishte detyrim për të blerë energjinë e importit të kontraktuar në fillim të muajit. Por situata absurde që mund t’i kushtonte qytetarëve gati 1 milionë euro humbje, është shmangur në minutat e fundit.

Pas anulimit të kontratave të importit nga Operatori i shpërndarjes, edhe KESH e ka anuluar ankandin e shitjes së energjisë tek privatët. Me këtë sasi energjie tani do të furnizohet OSHEE.

Kjo është një frymëmarrje për financat e operatorit të shpërndarjes i cili ka qenë i detyruar të shpenzojë mbi 115 milion euro për të blerë energji nga jashtë në 4 muajt e parë të vitit, duke tejkaluar buxhetin e planifikuar.

Megjithë rritjen e prurjeve ditët e fundit, situata hidrike në vend mbetet problematike. Aktualisht niveli i liqenit të Fierzës i ka kaluar 282,74 metra, rritja ditore është 30 centimetra dhe shpresat janë që deri në qershor prurjet të shtohen.

Gjithsesi OSHEE është përgatitur edhe për një skenar pesimit, i cili do të kërkonte më shumë se 200 milion euro për të garantuar furnizimin e konsumatorëve

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...