Rita Ora, tregon të vërtetën për lidhjen me Liam Payne

Rita Ora, tregon të vërtetën për lidhjen me Liam Payne
Rreth 2 muaj më parë Rita Ora i dha fund lidhjes së saj me aktorin e njohur, Andrew Garfield. Së fundmi artistja me origjinë shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike pasi ajo përflitet për një lidhje të mundshme me Liam Payne. Rita ka vendosur që t’ju japë fund njëherë e mirë të gjitha fjalëve dhe të tregojë si qëndron e vërteta.

“E kam pasur të vështirë të krijoj një lidhje me dikë. Kjo konfirmon se nuk është koha e duhur. Do të tregohem e sinqertë me ju, tani marrëdhëniet nuk janë prioriteti im. Megjithatë nuk dua të vonohem dhe shumë, sepse në të ardhmen dua të kem një familje të madhe.

Nuk është diçka e zakonshme të shohësh një djalë dhe një vajzë si shokë të ngushtë dhe është e pazakontë që dy personazhe të njohur të jenë bashkë gjithë kohës dhe të mos jenë të lidhur”, ka thënë Rita për mediat. /l.k./

Marrë nga www.standard.co.uk

loading...
loading...