RECETA GATIMI/ Tumaca e Skënderbeut

RECETA GATIMI/ Tumaca e Skënderbeut
Përbërësit:

½ kg miell

ujë i vakët

pak qumësht

1 kokërr vezë

kripë, domate

1 hudhër, vaj

majdanoz, kripë

borzilok, bajame

100 gramë djathë.

Përgatitja:

Hidhni miellin, vezën, kripën, qumështin dhe ujin e vakët në një tas dhe përgatisni brumin duke e punuar me duar derisa të krijohet një masë e butë. Lyejeni masën e brumit me pak vaj ulliri, lëreni të pushojë për 30 minuta e më pas ndajeni në toptha jo shumë të vegjël. Petwt thajini dhe ndajini nw copa.

Për përgatitjen e salcës, grini hollë domatet dhe kaurdisni me vaj ulliri. Pastaj shtoni hudhrat dhe bajamet e thërrmuara, majdanozin dhe borzilokun e grirë hollë, hidhni dy gota me ujë dhe lëreni që të masa të nisë të vlojë. Në momentin që salca nis të vlojë hidhni pitet e thara, pra tumacët. Lëreni të ziejnë bashkë derisa pitet të zbuten dhe lëngu të bëhet në formën e salcës pak të lëngshme.