RECETA GATIMI/ Tortë me mollë

RECETA GATIMI/ Tortë me mollë
Përbërësit:

8 mollë golde

1 petë sfoliat

sheqer vanilje

pak kanelle

100 gr gjalpë

100 gr sheqer

 

Përgatitja:

Shkrini gjalpin në një tigan. Shtoni sheqerin dhe uleni flakën që të bëni karamelizimin. Vini mollët në formë kurore, duke vendosur disa feta në qendër. Sheshojini me një spatula. Mollët duhet të zhyten në sheqerin e karamelizuar, që nuk duhet të marrë ngjyrë kafe, thjesht të artë. Hidhini sipër sheqerin me vanilje dhe kanellën. Hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni me brumin sfoliat duke i kapur mirë anët. Futeni në furrë në temperaturë mesatare për 35-40 minuta.