RECETA GATIMI/ Supë pule me lakër

RECETA GATIMI/ Supë pule me lakër
Përbërësit:

½ filxhan gjalpë

1 qepë, të grirë

450 gr brokoli

400 gr lëng pule

450 gr djathë pice

2 filxhanë qumësht

1 lugë pluhur hudhre

1 filxhan miell misri

1 filxhan me ujë

kripë edhe piper.

 

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrini gjalpin. Skuqni qepën në gjalpë derisa të zbutet. Shtoni brokolit dhe mbulojini me lëngun e pulës. Trazojeni derisa brokoli të zbutet për 10-15 minuta. Uleni nxehtësinë dhe shtoni djathin derisa ai të shkrijnë. Përzieni qumështin dhe pluhurin e hudhrës. Në një tas të vogël, hidhni miellin e misrit në ujë deri të shpërbëhet. Shtojani atë supës dhe gatuani duke e trazuar vazhdimisht derisa të trashet.