RECETA GATIMI/ Supë me presh

RECETA GATIMI/ Supë me presh
Përbërësit:

2 presh, gjysmë qepe

2 patate, xhenxhefil

2 lugë miell misri

2 lugë gjalpë, vaj

800 ml lëng vegjetal

1 gjethe dafine, trumëz

2 gota qumësht

disa feta buke, paprika

bajame të copëtuara

kripë edhe piper.

Përgatitja:

Prisni në copa të mëdha preshin me gjithë gjethe,  qepën  dhe patatet dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit. Hidhni kripë, shtoni dafinën, xhenxhefilin dhe lëngun vegjetal dhe lëreni të ziejë e mbuluar me kapak për 15-20 minuta në zjarr të ulët. Kur të jetë gati hiqni gjethen e dafinës dhe bluajeni me grirësin në zhytje, derisa të bëhet një krem homogjen. Ndërkohë, vendosni gjalpin të shkrijë, shtoni  miellin e misrit, përziejini. Skuqeni paksa, shtoni pak kripë dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni brenda qumështin dhe përziejeni. Ndërkohë prisni në kubikë fetat e bukës e vendosini të theken në një tigan. Shtojini dhe pak vaj ulliri.  Kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë.