RECETA GATIMI/ Supë me mushroom

RECETA GATIMI/ Supë me mushroom
Përbërësit:

250 gr kërpudha

50 gr proshutë

2 lugë salcë kosi

1 lugë miell, 1 qepë

1 vezë, 1 limon

1 lugë margarinë

1 kub për supë

kripë dhe piper.

 

Përgatitja:

Në margarinën e ngrohur skuqni qepë të zezë e të re, të copëtuar imët. Shtoni kërpudhat e pastruara, proshutë të imtëzuar, mbuloni dhe fërgoni derisa të zbuten kërpudhat. Më pas shtoni miell, edhe atë duhet ta skuqni pak. Hidhni ujë të nxehtë sipër, hidhni në të një kubik për supë, hidhni kripë dhe piper sipas shijes dhe skuqni edhe 5 minuta nga momenti i mbylljes. Largojeni nga furra, lëreni të ftohet e më pas shtoni lëng limoni dhe të verdhën e vezës me salcë kosi. Zbukurojeni me një sasi të vogël të majdanozit të copëtuar imët.