RECETA GATIMI/ Supë me fidhe e spinaq

RECETA GATIMI/ Supë me fidhe e spinaq
Përbërësit:

30 gr gjalpë

1 qepë e grirë

1 thelb hudhër

250 gr fidhe

2 lt lëng pule

1/2 bukë franceze

1 lugë mustardë

50g djathë i grirë

500 gr spinaq

30 g borzilok

kripë dhe piper.

 

Përgatitja:

Ngrohet gjalpi në një tenxhere, gatuhen qepa dhe hudhra derisa të zbuten. Ndërkohë, nxehet deri në vlim lëngu i pulës në një tenxhere tjetër. Lëngun e valuar e hedhim mbi qepën dhe i lëmë të ziejnë. Hidhen fidhet. Ndërkohë fetat e bukës vendosen në tavën e mbuluar me letrën e furrës. Futen në furrë. Pastaj kthehen dhe lyhen me përzierjen e gjalpit me mustardën, u hidhet sipër djathi dhe futen përsëri në furrë.  Spinaqi dhe borziloku hidhen në supën e përgatitur dhe lihen edhe 1 minutë më shumë. Rregullohen me kripë e piper të zi dhe serviren të shoqëruara me bukët e thekura me djathë.