RECETA GATIMI/ Supë domatesh

RECETA GATIMI/ Supë domatesh
Përbërësit:

4-5 domate

1 kokërr qepë

3-4 thelpinj hudhra

kripë dhe piper i zi

vaj ulliri, borzilok

700 ml me ujë

4 feta bukë, djathë

2 lugë fara mikse

kripë edhe piper.

 

Përgatitja:

Domatet e mëdha pritini në 4-sh dhe vendosni në një tavë me letër furre poshtë. Shtoni hudhrat e qëruara, pak vaj dhe vendosni në furrë derisa të piqen. Rreth 25-30 minuta ju duhet të karamelizohen mirë. Prisni qepën e vendoseni të kaurdiset me pak vaj ulliri bashkë me disa gjethe borzilok. Kur të jetë kaurdisur mirë shtoni në të dhe domatet e pjekura me gjithë lëngun që kanë formuar gjatë pjekjes. Shtoni ujin, paprikan, pak piper të zi, akoma pak kripë dhe lërini të gatuhet derisa lëngu të ajkoset dhe të trashet. Pastaj filtrojeni gjithë supën duke e kaluar nëpërmjet një site në mënyrë që të keni vetëm kremin pa farat dhe lëkurat e domateve. Pjesën e filtruar vendoseni në një tavë të cekët, sipër saj vendosni fetat e bukës, shkërmoqni djathin e bardhë sipër, shtoni dhe farat mikse, spërkateni pak me vaj ulliri dhe vendose tavën në furrën e nxehur më parë në maksimumin e saj për 10-15 minuta, ose kur shikoni që djathi është shkrirë dhe bukët janë thekur.