RECETA GATIMI/ Sepje pikante

RECETA GATIMI/ Sepje pikante
Përbërësit:

4 sepje, vaj ulliri

3 speca djegës

1 gotë verë e bardhë

1 lugë gjalpë, bar qepe

2 thelpinj hudhra

kripë edhe piper.

 

Përgatitja:

Pastroni sepjet nga të brendshmet. Bëni disa të prera në formë rombash. Thajini mirë me një letër kuzhine.  Vendosni gjalpin të shkrihet dhe shtoni dhe vajin, hudhrat e grira imët dhe specin djegës të grirë. Vendosini sepjet të skuqen dhe kthejini dhe nga ana tjetër. Kriposini. Shuajini me verë të bardhë. Tra-nsferojini direkt në furrën e nxehur më parë në maksimum dhe lëreni të gatuhen nja 5 minuta. Hiqini dhe shërbejini me bar qepe sipër.