RECETA GATIMI/ Sallatë me radhiqe

RECETA GATIMI/ Sallatë me radhiqe
Përbërësit:

një dorë radhiqe

pak luleshtrydhe

1 kokërr domate

disa feta buke

pak gorgonzola

vaj ulliri, uthull

kripë e piper i zi

1 qepë e njomë

gjethe borziloku.

 

Përgatitja:

Radhiqet lajini, thajini me beze kuzhine dhe pritini në copa të mëdha. Shtoni kripë, piper, fetat e luleshtrydheve, domaten e prerë, qepët e prera, shtoni pak vaj ulliri dhe uthull, gjethe borziloku. Përziejini të gjitha së bashku. Ndërkohë prisni bukën në kubikë të vegjël dhe thekini në një tigan të lyer me pak vaj. Kur të jenë gati shtoni sipër sallatës së bashku me djathin gorgonzola.