RECETA GATIMI/ Puding me vezë

RECETA GATIMI/ Puding me vezë
Përbërësit:

6 kokrra vezë

500 ml qumësht

1 bustinë vanilje

6 lugë sukraloz

pak arra muskat.

 

Përgatitja:

Rrihni vezët fort, ngroheni qumështin në zjarr të ulët, së bashku me vaniljen dhe arrën muskat. Hidheni pak nga pak qumështin e ngrohtë vezëve; hidhini ëmbëlsuesin dhe vazhdoni ta përzieni. Masën e përftuar hidheni në tasat e vegjël dhe i piqni në banjëmari për rreth 30 minuta në temperaturën 160 gradë celsius. Mund ta ulni pak temperaturën e furrës pas 20 minutave të para.