RECETA GATIMI/ Monte e shpejtë

RECETA GATIMI/ Monte e shpejtë
Përbërësit:

1 litër qumësht

12 luge nisheste

8 lugë sheqer

2 sheqer vanilje

250 gr margarinë

500 ml ajkë

300 gr çokollatë

300 gr biskota.

 

Përgatitja:

Niseshten dhe sheqerin e përziejmë me 250 ml qumësht të ftohet, kurse pjesën tjetër të qumështit e vëmë të vlojë. Në qumështin e valuar shtojmë nishestenë e tretur dhe përziejmë vazhdimisht, derisa të trashet kremi. Kremin e ftohur shtojmë margarinën e mbajtur në temperaturë ambienti të rrahur në shkumë dhe përziejmë mirë. Ngrohim ajkën e ëmbël derisa të mos vlojë, largojmë nga zjarri dhe shtojmë çokollatën e copëtuar. Përziejmë derisa të shkrihet çokollata. Në një kallëp të thellë të lyer lehtas me margarinë hedhim një shtresë biskota të njomura në pak qumësht, hedhim një shtresë shumë të hollë nga kremi me çokollatën dhe ajkën. Pastaj hedhim tërë sasinë e kremit të bardhë, rrafshojmë dhe lyejmë me pjesën e mbetur të kremit me çokollatën dhe ajkën.