RECETA GATIMI/ Karkaleca Saganaki

RECETA GATIMI/ Karkaleca Saganaki
Përbërësit:

Pak karkaleca

salcë domatesh

djathë, hudhra,

vaj ulliri, rigon

kripë dhe piper.

 

Përgatitja:

Grini imët disa thelpinj hudhra dhe vendosini të kaurdisen me pak vaj ulliri. Sapo vaji të aromatizohet, shtoni salcën e domateve në të. Kriposeni dhe shtoni piper të zi të bluar në çast, rigon edhe lëreni të gatuhet në zjarr të ulët. Nëse është trashur e ju duket akoma e thartë shtoni 1 gotë ujë. Ndërkohë, pastroni karkalecat nga zhgualli i trupit dhe fija e zezë. Kokën lërjani sepse i jep salcës akoma më shumë shije. Kur salca të jetë gati, vendoseni në një tavë, sipër vendosni  karkalecat, kriposini shtoni akoma pak vaj dhe piper të zi dhe lërini të piqen në furrën e nxehur për rreth 3o minuta. Provojeni  salcën përsëri nëse ka shijen e gjallë apo jo, nëse ju rezulton e tillë lëreni akoma në furrë. Pastaj shkërmoqni djathin sipër dhe lëreni pak minuta në furrë derisa djathi të theket paksa. Shërbejeni me rigon sipër dhe feta buke të thekur.