RECETA GATIMI/ Ëmbëlsira për ditë të ftohta

RECETA GATIMI/ Ëmbëlsira për ditë të ftohta
Përbërësit:

5 mollë të kuqe

rrush i thatë

2 lugë stevia

½ kupë liker

½ lugë çaji

1 filxhan ujë.

 

Përgatitja:

Vendos rrushin e thatë për 20 minuta në lëngun e likerit. Pasi keni pastruar mollët edhe në brendësi mbushini me rrush të thatë ose fruta të thata dhe stevia dhe lyejini me pak vaj ulliri. Vendosi në një tepsi dhe shtoju një filxhan ujë. Mbuloje tepsinë me një letër kuzhine dhe lërini të piqen në 180 gradë për 30-40 minuta. Kur t’i vendosni në pjatë, mund t’i shtoni edhe kanellë.