Reagon Paloka: Erionët dhe braçet e Edi Ramës duhet ta kenë të qarte se ka marrë fund koha kur bandat e tyre vendosnin për zgjedhjet

Reagon Paloka: Erionët dhe braçet e Edi Ramës duhet ta kenë të qarte se ka marrë fund koha kur bandat e tyre vendosnin për zgjedhjet
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka pak orë para protestës reagon pas deklaratës së zv.kryeministrit, Erion Braçe, i cili tha se dhunuesve dhe vrasësve do t’iu kujtojë gjithmonë ligjin dhe sanksionet e tij, duke thënë se kur Braçe flet me pasion për ligjin, të kujton qëndrimin e tij duke heshtur për kolegët e tij trafikantë.

“Kur dëgjoj Erion Braçen që flet  me pasion për ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjëherë gojën për koleget trafikante droge, vrasës, përdhunues dhe me vjen te qesh.

Kur Braçe bën si i virgjër me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Ramës, që e beri mushkonje Myzeqeje avionin e drogës ne Divjake. Kur Braçe vë dorën në zemër për ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klientëve te Edi Rames. Por me shume argëtohem, kur shërbëtori i Bandës se Leshnjes, na flet për burgun. Erionet dhe braçet e Edi Ramës duhet ta kenë te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!

Kushdo qe del kundër vullnetit plebishitar për zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje përgjegjësi personale! I vetmi lehtësim qe mund t’i bëjmë Braçes është qe ta vendosim ne qelinë fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren”, shkruan Paloka. /l.k./

loading...
loading...