Rama: Shtyrje të zgjedhjeve nuk ka, autobusi i 30 qershorit iku. Pse nuk kandiduam Dakon dhe Sejdinin (dhe standardi tjetër për Poliçanin e Maliqin)

Rama: Shtyrje të zgjedhjeve nuk ka, autobusi i 30 qershorit iku. Pse nuk kandiduam Dakon dhe Sejdinin (dhe standardi tjetër për Poliçanin e Maliqin)
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot se nuk mund të ketë shtyrje të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

“Nuk është utopi, por shkelje e kushtetutës dhe kjo është shumë e thjeshtë. Ka 100 gjerë për të dialoguar, ata nuk duan as karrige dhe as pushtet, por duan që Shqipëria të jetë më e mirë. Duhen bërë shumë gjëra akoma dhe ka reforma që duhen bërë”.

Rama ka konfirmuar gjithashtu se nuk do të ketë as negociata për të futur opozitën në zgjedhje, në kushtet kur janë djegur afatet për regjistrimin e subjekteve politike.

“Autobusi i 30 qershorit iku, sepse kur qëndrojë në stacion ne hipëm, të tjetër hipën, ata nuk hipën”.

Por, sipas Ramës, opozita duhet të mendojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Treni i 2021 vjen shpejt. Të premten marrëveshja me opozitën mbush dy vjetorin, ai nuk iu vjen sikur ka ndodhur shumë pak kohë përpara. Ata kanë shumë pak për të thënë për procesin zgjedhor, legjislacionin dhe ne i kemi idetë tona dhe që të kemi zgjedhjet më të mira se ato që i kemi pasur”.

Rama pranoi mundësinë e dialogut, por pa kushte.

“Është koha për t’u ulur në dialog dhe unë nuk vë kushte. Unë them kur do flasim? Ai më thotë flasim, por ik ti!”

Sipas Kryeministrit, nëse do të pranohej kërkesa e opozitës, do të hapej rruga e një spiral;eje pa fund të kontestimeve dhe shkeljeve ligjore.

“Dy gjëra nuk i negocioj: Kushtetutën dhe shtetin”.

I Pyetur për moskandidimin e Vangjush Dakos në Durrës dhe Qazim Sejdinit në Elbasan, Kryeministri tha se ata vetë kishin kërkuar të mos kandidonin, pas tre mandateve rresht, por kjo përputhej edhe me idenë e tij për të ndryshuar drejtuesit që kanë shumë mandate në krye të njësive vendore.

Por Rama tha se kjo vlen vetëm për qytetet e mëdha, duke përdorur një standard tjetër për kryebashkiakun e Poliçanit, që qeveris prej pesë mandatesh dhe atij të Maliqit, që ka plot gjashtë mandate. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...