Rama mbledh të deleguarit e kryesisë së PS-së në 12 qarqe për kandidatët e mundshëm në baskitë kryesore

Rama mbledh të deleguarit e kryesisë së PS-së në 12 qarqe për kandidatët e mundshëm në baskitë kryesore
Për rreth katër orë, kreu i PS-së dhe kryeministëri Edi Rama ka mbledhur kryesinë dhe pasi ka dëgjuar krerët e 12 qarqeve ka përcaktuar kandidatët e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Të pranishëm në këto takime kanë qenë edhe kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

I pari në takim ka hyrë drejtuesi politik i qarkut të Durrësit Vangjush Dako, i cili këtë herë nuk do të rikandidojë për bashkinë e këtij qyteti, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar edhe pse janë lakuar disa emra për kandidatë.

Mësohet se në takim mungoi drejtuesi politik për Shkodrën, Ditmir Bushati, i cili mësohet se ndodhet jashtë vendit.

Në përfundim të takimit, PS ka përcaktuar kandidatët për të gjitha bashkitë me përjashtim të Dibrës dhe Durrësit.

PS-ja do të publikojë nesër listën e plotë të kandidatëve për 61 bashkitë e vendit, por edhe kandidatët për këshilla bashkiakë.

Paraprakisht janë diskutuar disa kandidatura, ku për Bashkinë Dibër kandidatë potenciale për të garuar nën siglën e PS-së mendohet deputetja Reme Lala.

Ndërkohë që ende nuk ka zyrtarizim përfundimtar për Bashkinë Vlorë, edhe pse kryebashkiaku aktual  Dritan Leli mbetet kandidati më i mundshëm.

Sa i takon bashkive të tjera kryesore në qarqe, në Tirane është konfirmuar prej kohësh Erion Veliaj, për Korçën Sotiraq Filo, në Fier Armando Subashi, në Kukës Safet Gjici, Lezha do të ketë deputetit Pjerin Ndreu, në Elbasan Glendion Llatja, në Shkodër do kandidojë Valdrin Pjetri, ne Berat Ervin Demo, ndërsa në Gjirokaster diskutohet deputeti Flamur Golemi.

Mesohet se dy bashkitë me popullsi minoritare Pusteci dhe Finiqi do t’i lihen aleatëve. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...