"Rama Ik!”, protesta e opozitës zhvendoset nga Kryeministria tek Parlamenti

"Rama Ik!”, protesta e opozitës zhvendoset nga Kryeministria tek Parlamenti
Opozita po proteston nën thirrjet “Rama ik” rrugëve të Tiranës, ndryshe nga ato të mëparshmet kjo e sotmja është një marshim protestë.

Pas fjalës së mbajtur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha para Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku pa si qëndruan për gati 15 minuta ata nisën ecjen drejt Parlamentit.

Shashka dhe kapsolla ashtu siç edhe u panë në tubimin para ndërtesës së qeverisë u hodhën edhe pas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas disa minutash qëndrim protestuesit marshuan drejt Parlamentit.

E nisur rreth orës 18:30 protesta e opozitës u përqendrua për gati 50 minuta para Kryeministrisë.

Kryetari i PD-se mbajti një fjalim të shkurtër ku mes të tjerave tha se qeveria dhe kryeministri janë ilegjitim. Sipas tij e sotmja është marshim proteste kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Me thirrjet “Rama ik!” Banditë me uniformë urdhëruan të shoqërohen qindra protestues por nuk ia dolën dot të na ndalin. “Rama ik!”, lideri i opozitës ndizte shpirtin e protestës.

“Zonja dhe zotërinj, vetëm 48 orë më parë shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për ta kërkuar një të drejtë të patjetërsueshme të kushtetutës tonë, një të drejtë elementare të demokracisë garancinë dhe themelin e vlerave evropiane, votën e lirë.

Qeveria dhe kryeministri ilegjitim ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me rrahje me gaz lotsjellës.

Dhunë ndaj të papunëve, dhunë ndaj vogëlusheve të unazës, dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Rama. Ne jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë, që ne refuzojmë dhunën e qeverisë3 dhe do ti përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë dhe shpresës që ka lindur që nuk e shuan dot as shiu, e aq më pak dhuna barbare e Edi Ramës.

Ne nuk jemi këtu për pushtet, nuk jemi për karrige dhe mandate, ato i dogjëm sepse jemi në krah të qytetarëve kundër dhunës. Ne jemi në këtë betejë për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne jemi në këtë betejë për dinjitetin e çdo shqiptari.

Ka vetëm një rrugë si do të mbarojë kjo betejë. Ne do ta fitojmë betejën për zgjedhje të lira.  Rama Ik!

Edi Rama vjedh shqiptarët, u vjedh taksat, u vjedh pronat gjithçka, sepse nuk jep llogari askund përveç se tek krimi i organizuar. Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës. Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat europiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin.

Rruga për në Evropë mbetet e bllokuar. Ju i dini të gjitha, ju jeni ngritur si asnjëherë më parë. Shikojeni këtë protestë sa madhështore që është. Jepini dorën njëri tjetërit dhe besën se ka vetëm një rrugë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Evropa dhe bota e di se ne në këtë shesh dhe qindra mijëra shqiptarë jemi garancia e vetme që lufton për vlerat e Evropës dhe perëndimit. E sotmja është një marshim protestë kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Rama Ik!

Kundër zgjedhjeve fallco, kundër zgjedhjeve të blera. Nuk do të ketë më zgjedhje fallco në Shqipëri.  Zgjedhje të lira me një qeveri tranzitore për të  Zgjedhje të lira me një qeveri tranzitore.

Marshimi jonë i shpresës, i lirisë, i demokracisë, marshimi kundër dhunës qeveritare. Dy institucione që ju takojnë qytetarëve janë pjesë e marshimit tonë. Qeveria e kapur nga krimi, kush është mesazhi le ta dëgjojënë. Rama ik!

Sipërmarrës, të papunë, intelektualë, pensionistë, të gjithë bashkë në një betejë, krah për krah për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit. Jemi para selisë së kryeministrit ilegjitim që i ka orët e numëruara dhe do të marshojmë së bashku ne 5 pikat që simbolizojnë institucionet që u ka vjedhur shqiptarëve. Së pari drejt institucionit të kryeministrit, që nuk nxjerr më ligje, më pas drejt Drejtorisë e Përgjithshme e Policisë, me mesazhin se ne duam një polici të ligjit, jo një polici të krimit. Pas kësaj drejt Parlamentit, dhe më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku sundon një njeri që s’njeh kushtetutë dhe ligj, por vetëm një vegël e verbër. Dhe së fundmi aty ku mbahen me pahir vëllezërit dhe motrat tona, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës”, deklaroi Basha.

Rreth orës 19:00 protestuesit hodhën tymuese dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë për t’u larguar rre th 20 minuta më pas drejt Drejtorisë së Përgjithshme te Policisë së Shtetit. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...