Rama e nis ditën me turizmin, publikon reportazhin e huaj

Rama e nis ditën me turizmin, publikon reportazhin e huaj

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me vëmendjen te turizmi.

Ai ka publikuar një artikull të mediave franceze, me anë të së cilit i bëhet jehonë turizmit në Shqipëri.

“Me këtë artikull të medias franceze për thesaret tona të trashëgimisë kulturore, biodiversitetin dhe gastronominë si disa ndër shumë arsyet për të vizituar Shqipërinë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Ja disa pjesë nga artikulli:

"Që nga hapja e kufijve të saj, Shqipëria duket origjinale, e ruajtur dhe tërheqëse. Një kthesë e vogël për këtë vend interesant, të cilin bota nuk e ka njohur për një kohë të gjatë.

Shqipëria ka plazhe mahnitëse dhe limane të qeta.

Në udhëkryq të kulturave

Si një mozaik historik, Shqipëria është një parajsë për të pasionuarit pas arkeologjisë. Vizita në Butrintin e lashtë që ndodhet pranë qytetit të Sarandës, anulon rrjedhën e kohës. Ky port i vogël që bashkohet me ishullin grek të Korfuzit të lë përshtypjen e një tempulli, ky amfiteatër çuditërisht i vendosur në anë të një kodre dhe një manastiri madhështor.

Virgjili dhe Racine aty kanë imagjinuar takimin e Andromakës, Helenusit dhe Eneas. I banuar që nga kohët parahistorike, vendi reflekton tërheqjen e shumë kulturave për këtë vend strategjik me një atmosferë magjike, tashmë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Qyteti i ri, dekor i ri. Durrësi, qyteti i dytë më i madh në vend, është shtëpia e një prej amfiteatrove më të shquar – më i madhi në Ballkan – që daton në shekullin II.

Flora dhe fauna në harmoni

Përveç bregdetit të saj jugor dhe mrekullive të lashta, Shqipëria është në dy të tretën e saj e përbërë nga pyje, livadhe dhe relieve të ndryshëm.

Një kryeqytet i këndshëm

Natyrisht, Tiranën gjithashtu ia vlen ta vizitosh, veçanërisht për ndikimet e saj ruse dhe sheshin e saj mahnitës “Skënderbej”.

Një ndalesë në kryeqytet gjithashtu fton turistët të zbulojnë kuzhinën shqiptare.

Një proverb afirmon gjithashtu se “shtëpia e shqiptarëve është e zotit dhe e mikut”. Qëndrimi tek banorët vendas është një aventurë për t’u provuar".

loading...
loading...