Qeveria ndal prokurimet publike, kryebashkiakja Ademi: Pengohen investimet për qytetarët

Qeveria ndal prokurimet publike, kryebashkiakja Ademi: Pengohen investimet për qytetarët
Pas pezullimit të prokurorimeve publike për njësitë vendore nga kryeministri Edi Rama vjen edhe reagimi i kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila e quan këtë një vendim absurd dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas saj, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese ky vendim do të cenojë të gjithë aktivitetin dhe autonominë e qeverisjes vendore.

“Qeveria shqiptare, me propozim të kryeministrit, ka marrë sot një vendim që praktikisht asfikson deri në asgjësim qeverisjen vendore në Shqipëri.

Sot, më 10 maj, pa paralajmërim, është vendosur pezullimi i fillimit të procedurave të prokurimit për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre për vitin 2019 për një periudhë të pacaktuar.

Vendimi është i paprecedent dhe shumë i rrezikshëm, duke ndaluar të gjitha shërbimet dhe investimet për qytetarët, duke penguar zhvillimin social e ekonomik të qyteteve, duke asfiksuar ekonominë, në shkelje flagrante të Konventave Ndërkombëtare për Autonominë e Qeverisjes Vendore, Kushtetutën e Shqipërisë, ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin “Për financat vendore”, ligjin “Për buxhetin e shtetit”, vendimet e qytetarëve përmes këshillave bashkiakë.

Jemi në kushtet kur ky vendim nuk mund të atakohet si antikueshtetues në Gjykatën Kushtetuese, e cila është asgjësuar në emër të gjoja “drejtësisë së re”, jemi në kushtet e një abuzimi të hapur nga qeveria, e cila merr kompetenca të cilat i përkasin një niveli tjetër të qeverisjes”, shkruan mes të tjerave kreu i Bashkisë Shkodër. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...