Qeveria bllokon median sociale, ja arsyeja

Qeveria bllokon median sociale, ja arsyeja
Sri Lanka bllokoi qasjen e qytetarëve në median sociale pas sulmeve të së dielës nga të krishterë nëpër xhami dhe dyqane në pronësi të muslimanëve, si reagim ndaj një postimi në rrjetin social.

Një zyrtar i departamentit të informacionit, tha se mediat sociale u bllokuan si "një masë e përkohshme për të ruajtur paqen në vend".

Agjencia Reuters njofton se autori i një postimi në rrjetin social, një besimtar mysliman, i cili shkruante "një ditë ju do të qani", u arrestua të dielën, pasi besimtarë të krishterë e interpretuan deklaratën e tij si kërcënim për dhunë.

Vendi i Azisë Jugore ka përjetuar tensione, që pas shpërthimeve mëngjesin e Pashkëve në kisha dhe hotele, ku u vranë më shumë se 250 vetë.

Besimtarët katolikë në kryeqytetin e Sri Lankës morën pjesë të dielën në Meshë, për herë të parë që pas shpërthimeve. Ushtarë dhe policë të armatosur patrullonin lagjet rreth kishave.

Dy ditë pas sulmeve të Pashkëve, Shteti Islamik mori përgjegjësinë.

Foto Google

loading...
loading...