Punimet në rrjet, ja kur ndërpriten dritat në Tiranë

Punimet në rrjet, ja kur ndërpriten dritat në Tiranë
OSHEE njofton se me 17 maj disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike. Ndërprerja e energjisë do të bëhet në disa zona me afat  nga ora 08:00-16:00.

Stakimi i energjisë elektrike do bëhet për shkak të punimeve që po kryen OST-ja në Nënstascionin Tirana 1 tek Zogu i Zi.

“Për shkak të punimeve të OST në  N/st Tirana 1 (Zogu Zi), më 17 maj do të stakohet energjia në orën 08:00-16:00 për zonat:Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, prane ish-fushes se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitali Ushtarak”-njofton OSHEE.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...