Protestuesit nga Parlamenti ndalen tek Ministria e Brendshme, një polic lëndohet nga fishekzjarret

Protestuesit nga Parlamenti ndalen tek Ministria e Brendshme, një polic lëndohet nga fishekzjarret
Protestuesit kanë mbërritur tek Ministria e Brendshme, në pikën e parafundit të marshimit të tyre protestë.

Basha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës ndodhen mes tyre, ndërsa marshimi vijon edhe nën shi. Protestuesit dëgjohen duke thënë gjithë kohës “Rama ik!”.

Policia e Shtetit deklaron se një efektiv policie ka mbetur i lënduar pas hedhjes së kapsollave tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Policia iu bëri thirrje drejtuesve të protestës dhe vetë protestuesve të ndalojnë goditje provokuese.

“Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë”, deklaron Policia. Më herët ata mbërritën para parlamentit ku kanë qëndruar për disa minuta. Disa protestues kanë hedhur kapsolla dhe tymuese në drejtim të parlamentit. Një rresht efektivësh ishte i vendosur gardh para kryeministrisë por pa masa mbrojtëse. Çka ka bërë që policët të largohen. Më të tërhequra qëndrojnë forcat e FNSH dhe autobotet e ujit. Protestuesit e kanë larguar gardhin metalik por nuk janë futur në oborrin e parlamentit vetëm hedhin vazhdimisht fishekzjarrë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...