Protesta “Rama Ik”: Molotov dhe shashka mbi Drejtorinë e Policisë së Tiranës, thyhen xhamat

Protesta “Rama Ik”: Molotov dhe shashka mbi Drejtorinë e Policisë së Tiranës, thyhen xhamat
Situata u tensionua kur protestuesit mbërritën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku raportohet nga mediat se kanë thyer xhamat.  Protestuesit bëjnë thirrje për largimin e qeverisë dhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar në 11 maj.

Rreth orës 20:31, protestuesit marshuan drejt Ministrisë se Brendshme dhe më pas drejt Drejtorisë se Policisë së Tiranës.

Policia nuk ka bërë asnjë veprim përveç thirrjes drejtuar protestuesve që të ndalojnë veprimet provokuese.

Më herët protestuesit shkulën gardhin metalik dhe e hodhën drejt policisë që ishte është vendosur para parlamentit. Në oborrin e parlamentit ndodheshin edhe një makinë ujëhedhëse dhe forca të shumta policore të cilat qëndrojnë të zmbrapsura. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...