Protesta, policia masa të forta sigurie

Protesta, policia masa të forta sigurie
Për të mbikëqyrur protestën e opozitës në orën 18:30 kur dhe do të nisë tubimi para kryeministrisë, policia ka angazhuar mbi 1200 efektivë që do të jenë në gatishmëri si para godinës së qeverisë ashtu dhe pranë institucioneve të tjera shtetërore.

Forcat e shumta të policisë, makinat e blinduara të tregojnë atë që pritet të ndodhë pas pak minutash në bulevardin kryesor të kryeqytetit

Në mbështetje të tyre do të jenë dhe mjetet ujë-hedhëse, ashtu si dhe ka ndodhur në tubimet e shkuara.

Ashtu si dhe më parë, pak orë para protestës së ditës së shtunë nga ana e opozitës, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zgjedhur të bëjë një mesazh në rrjetin social të bëjë thirrje për qetësi dhe refuzimin e dhunës në protestë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...