Protesta e sotme e opozitës, si ndryshon “skenari” i selisë blu

Protesta e sotme e opozitës, si ndryshon “skenari” i selisë blu
Protesta e sotme pritet të jetë e ndryshme nga ajo e ditëve të tjera.

Partia Demokratike ka bërë të ditur paraprakisht se, në dallim nga herët e tjera, protesta do të zhvillohet në formën e një marshimi kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

Duket se forma e marshimit është ajo që mund t’i sjellë më shumë probleme edhe Policisë së Shtetit, e cila do të jetë e detyruar të lëvizë paralelisht me turmën për t’i paraprirë çdo incidenti të mundshëm.

Ndërmjet Policisë së Shtetit dhe opozitës ka patur fërkime sidomos pas protestës së të shtunës, ku u dhunua Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”, ka theksuar sot Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Rolin e Dollapit gjatë protestës së sotme do ta marrë sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli, i cili do të jetë një pikë kontakti mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit.

Protesta e sotme është paralajmëruar për në orën 18.30. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...