Protesta e radhës para Kuvendit, të rinj me bluza me flamuj të BE-së

Protesta e radhës para Kuvendit, të  rinj me bluza me flamuj të BE-së
Dhjetëra të rinj të veshur me bluza ku mbi to ishin flamujt e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, protestuan dje përpara Parlamentit. Kjo ishte një mënyrë e re që të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim kishin zgjedhur dje për të protestuar para mjediseve të Kuvendit, ndërsa aty mbahej seanca plenare e radhës.

Kështu, të rinjtë treguan kartonin e kuq si mesazh simbolik se Bashkimi Evropian sipas tyre e refuzon Edi Ramën. Gjithashtu, simbol i protestës ishte edhe muri i cili pasqyronte bllokimin që qeverisja e Edi Ramës po i bën vendit për t’u anëtarësuar në BE.