Protesta e PD/ Nga Korça, Fieri, Elbasani, Lezha, Kukësi... protestuesit vijnë në Tiranë

Protesta e PD/ Nga Korça, Fieri, Elbasani, Lezha, Kukësi... protestuesit vijnë në Tiranë
Teksa protesta e opozitës pritet të nisë pasdite në orën 18:30, qytetarë dhe simpatizantë e frontit opozitar  nga rrethet janë bërë gati për të udhëtuar drejt kryeqytetit.

Me autobusë dhe makina private protestuesit janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar opozitës në protestën që pritet të nisë sot në ora 18:30.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi kanë postuar në rrjetin social mesazhe me thirrjen për bashkim.

“Kavaja dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!” shkruan Basha.

Kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi thekson: “Për dinjitetin, për familjen, për kombin. JO varfërisë, JO arrogancës. Për drejtësi të barabartë. Për shëndetësi të barabartë. Për shanse të barabarta. Asnjë hap pas”

Bazuar tek raportimet e mediave rreth 3900 protestues nga qarku i Korçës janë nisur drejt Tiranës, që po rrugëtojnë me autobusë, mikrobusë dhe mjete te vogla.

Degës lokale të PD-së Korçë njofton se janë nisur 1500 mbështetës të selisë blu, nga Devolli 900, nga Kolonja 500 ndërsa nga Pogradeci 1000 protestues.

Edhe nga Fieri dhjetëra protestues janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga opozita. Kreu i PD-së së Fierit, ish-deputeti Luan Baçi deklaroi se nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike duke i bërë thirrje policisë të mos intimidojë protestuesit.

Edhe nga qyteti i Elbasanit do të jenë në protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” rreth 2700 protestues.

Qytetarë dhe mbështetës të PD në Lezhë dhe Kukësi nga të gjitha njësitë administrative janë nisur drejt Tiranës me autobusë dhe mjete private, për t’iu bashkuar protestës së opozitës. /l.k./

 

Foto Google

loading...
loading...