Protesta e opozitës zhvendoset para policisë së Tiranës, kërkohet lirimi i Dollapit

Protesta e opozitës zhvendoset para policisë së Tiranës, kërkohet lirimi i Dollapit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje nga selia demokrate, protestuesve opozitarë, që të bashkohen dhe të instalohen para drejtorisë së Policisë Tiranës.

Kërkesa e Bashës erdhi pasi sonte u arrestua nën dhunë, Sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi.

Z.Basha kërkoi që të lirohet menjëherë z.Dollapi dhe bashkë me protestuesit nisën rrugëtimin disa qindra metrash deri te godina e policisë Tiranë.

Momentalisht situata është e rënduar. Disa protestues kanë tentuar të dëmtojnë portën hyrëse të drejtorisë.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

loading...
loading...