Protesta e opozitës, rrethet “mësyjnë” Tiranën

Protesta e opozitës, rrethet “mësyjnë” Tiranën
Mijëra qytetarë nga rrethet janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e njoftuar të opozitës që fillon në orën 18:00.

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku duken me qindra makina të demokratëve të rretheve, të cilët me flamuj të PD po vijnë në drejtim të Tiranës.

“Vërshim i paparë i dhjetëra mijëra qytetarëve nga mbarë Shqipëria në Tiranë! Tmerrohet kakistokracia! “Rama ik”, Fitore!”, shkruan Berisha në mesazhin që shoqëron videon e publikuar prej tij në rrjetin social. /l.k./