Protesta e opozitës, OSBE-ja kërkon dialog gjithëpërfshirës dhe afatgjatë

Protesta e opozitës, OSBE-ja kërkon dialog gjithëpërfshirës dhe afatgjatë
Pas protestave të opozitës, në një njoftim për mediat OSBE-ja kërkon dialog gjithëpërfshirës dhe afatgjatë.

Kryetari i OSBE-së në detyrë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë Miroslav Lajçák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Tomas Greminger, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSBE PA) George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë parlamentare te OSBE-së Roberto Montella dënuan ashpër përdorimin e dhunës nga protestuesit gjatë fundjavës në kryeqytetin e Shqipërisë, si dhe kërcënimet dhe përpjekjet për intimidim drejtuar Shefit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

“Trazirat nuk janë zëvendësuese për angazhimin politik demokratik. Ata presin çdo shans për dialog – dhe për këtë arsye çdo shans për të gjetur një bazë të përbashkët. Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë dhe qytetarëve të Shqipërisë që të tregojnë përgjegjësi, të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të veprojnë me përmbajtje. OSBE do të vazhdojë të mbështesë procesin demokratik në Shqipëri.

Një përshkallëzim i krizës në mënyrë do të pengonte përparësitë strategjike të brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Ka ardhur koha për të hartuar një platformë të brendshme për dialog, e cila përfshin të gjithë aktorët relevantë, duke përfshirë të gjitha palët, shoqërinë civile dhe akademinë, për të kapërcyer dallimet dhe për të punuar së bashku në interesin më të mirë të Shqipërisë”, thuhet në njoftim. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...